Kush do të jetë trajneri i Realit sezonin e ardhshëm?

Futboll

Kush do të jetë trajneri i Realit sezonin e ardhshëm?

Më: 5 janar 2025 Në ora: 14:06
Ancelotti

Kush do të jetë trajneri i Real Madrid sezonin e ardhshëm? 

Kjo është pyetja që ngrenë të gjithë tifozët, madje edhe mediat.Carlo Ancelotti është nën kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026 dhe dukej se do të largohej nga pankina në fund të këtij sezoni 2024/2025, siç tregohet nga shtypi spanjoll kryesisht për ti liruar vendin Çabi Alonsos në verë.

Por diçka ka ndryshuar, siç shpjegoi rrjeti iberik Relevo: 

Largimi i Ançelotit nuk është më aq i sigurt. Ai do të ishte i lumtur të qëndronte edhe një vit dhe drejtuesit nuk duket i gatshëm të vazhdojnë me procedurat e divorcit.

Qëndrimi i tij do të varej nga rezultatet në fushë, megjithatë marrëdhënia me Realin është solide dhe askush nuk e vë në dyshim punën e tij, pavarësisht disa vështirësive fillestare në sezon.

Kjo, natyrisht zvogëlon shanset që Çabi Alonso të marrë drejtimin e skuadrës në verë. Ish-mesfushori u konsiderua si zgjedhja e parë për drejtuesit madrilenë, por tashmë gjithçka duket se tregon se ardhja e tij mund të shtyhet për në vitin 2026. Lajm që nuk e shqetëson Alonson, i cili është i lumtur në Leverkusen, së bashku me familjen dhe i gatshëm për të pritur.

Sa i përket zërave për një rikthim të mundshëm të Zinedin Zidan, ato janë mohuar me vendosmëri nga mediat favorizuese për klubin madrilen javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat