Klubi brazilian, Coritiba “zyrtarizoi” Neymar Jr si transferimin e tyre në këtë afat të janarit.
Mirëpo faqja e skuadrës së “Serie B” së Brazilit, doli të ishte e hakuar duke habitur tifozët e këtij klubi.
Vetë klubi i Coritibas mohoi këtë lajm, duke shpjeguar se ishte vepër e një hakeri dhe se klubi tani kishte rifituar kontrollin e faqes së tij të internetit.
Skuadra braziliane sqaroi se aktualisht hipoteza për të parë Neymar në Coritiba mbetet një fantazi, e cila u lë pak shpresë tifozëve të mashtruar nga njoftimi i rremë.