Edhe pse u tha se Alen Sherri i kishte marrë “statusin” e titullarit në Sardenjë fusha tregon tjetër realitet.
Cagliari luajti sot në Monza takimin e dytë radhazi ku mes shtyllave ishte portieri italian Skufe.
Në këtë duel delikat të fituar nga ishullorët me shifrat 2-1 Alen Sherri qëndroi në stol për 90’.
Sa i përket kronikës të parët në avantazh kaluan vendasit falë Kaprarit në të 6’. Ndërsa për Kaljarin shënuan Zortea (22’) dhe Pikoli (57’).
Ky ishte një takim mjaft i rëndësishëm për të dy skuadrat pasi janë rivale direktë në garën për të mos rënë nga kategoria.