Konfirmohet largimi i parë nga Liverpooli

Futboll

Konfirmohet largimi i parë nga Liverpooli

Më: 5 janar 2025 Në ora: 17:32
Arne Slot

Liverpooli është në prag të kompletimit të marrëveshjes së parë të janarit, sipas Fabrizio Romanos, i cili sugjeron se të gjitha dokumentet janë nënshkruar para kësaj lëvizje. 

Mes thashethemeve për të ardhmen e Trent Alexander-Arnold, i cili po vazhdon të lidhet me një transferim tek Real Madridi, duket se Liverpooli ka punuar për largimin e një lojtari tjetër. 

Që prej fillimit të sezonit 2024/2025, Marcelo Pitaluga ka qenë në huazim tek ekipi skocez Livingston pas dy periudhave të mëparshme si huazim tek Macclesfield dhe St Patrick’s Athletic. 

Portieri 22-vjeçar i cili iu bashkua Liverpoolit nga Fluminense në tetor të 2020 për 1 milionë euro, ishte vlerësuar lartë pasi ndihmoi Brazilin të fitonte Botërorin e grupmoshave U17. 

Por me bisedimet në një fazë të avancuar, duket se Pitaluga do të largohet nga ‘Anfield’ pa bërë asnjë paraqitje për ekipin e parë. Ai ishte ftuar në ekipin e parë nga Jurgen Klopp në shtatë raste, por nuk kishte marrë asnjë minutë. 

Mëngjesin e së dielës, Fabrizio Romano postoi një përditësim sa i përket të ardhmes së Pitalugas. 

“Liverpooli dhe Fluminense nënshkruan të gjitha dokumentet për portierin Marcelo Pitaluga që të rikthehet në Brazil”, ka shkruar Romano në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat