Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe Leroy Sane vështirë se do të vijojnë të luajnë në kampionatin gjerman në sezonin e ardhshëm. Bayern ka vendosur t’i largojë.
Duket se tresja ofensive e skuadrës bavareze është konsumuar plotësisht. Ata nuk japin 100% nga vetja dhe kanë probleme serioze me dëmtimet, gjë që sjell ulje të rendimentit.
Bayern sipas TZ ka vendosur t’i largojë në merkaton e verës së ardhshme. Sipas trajnerit Kompany, situata në skuadër mund të ndryshojë nëse këta lojtarë largohen për t’u zëvendësuar me lojtarë më të motivuar.
Emrat e përmendur deri tani në merkaton e rekordmenëve të Bundesligës janë Khvicha Kvaratskhelia, Nico Williams dhe Luis Díaz.