Erolind Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut.
Edhe pse fantazisti 24-vjeçar u transferua te korçarët në gusht të vitit 2024, ai tashmë ka mbyllur aventurën e tij ma bardhekuqtë.
Klubi dhe lojtari kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.
Kontrata midis palëve nuk u mor për bazë, pasi Krasniqi kishte firmosur për 3 vitet e ardhshme në momentin që u transferua te Skënderbeu.
"Faleminderit Erolind Krasniqi!
Mesfushori ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me Klubin e Futbollit Skënderbeu.
Skënderbeu e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkepunimi dhe i uron suksese në karierrën e tij", njofton Skënderbeu.