Barcelona “prenoton” lojtarin e parë të merkatos së verës

Futboll

Barcelona “prenoton” lojtarin e parë të merkatos së verës

Më: 5 janar 2025 Në ora: 19:10
Deco

Barcelona ka arritur akordin me qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah.

Deco ka kontaktuar personalisht me agjentët e lojtarit gjerman dhe duket se i ka bindur për këtë lëvizje.

Tah, 29 vjeç, luan me “Aspirinat” që nga viti 2015 dhe ka kontribuar në sukseset e deritanishme të skuadrës gjermane. Kontrata e tij aktuale në “Bay Arena” skadon në fund të sezonit, që do të thotë se Barcelona mund ta afrojë me parametra zero.

Barcelona vazhdon të menaxhojë me kujdes vështirësitë ekonomike, kështu që ky operacion është fiks ajo që i duhet në merkato. Tah do të ndihmojë skuadrën në repartin e mbrojtjes dhe nuk do të krijojë probleme me financat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat