FC Shkupi me 8 janar ka planfikuar grumbullimin e parë të futbollistëve për vitin 2025, në të cilin skuadra nga Çairi futet me pronar të rinj,.
Grumbullimin e parë skuadra e FC Shkupit do ta ketë në stadiumin e Çairit.
Të gjithë futbollistët fillimisht do të ju nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore, përfshirë këtu edhe matjet fizike, që më pas ditëve në vijim të punojnë në pjesën fizike dhe tekniko taktike, gjithnjë nën vëzhgimin e kryetrajnerit Erdem Alparslan, së bashku me stafin e tij.
Ekipi në Shkup, gjithnjë nëse kushtet klimatike do ua mundësojnë një gjë të tillë, do të stërvitet deri me 21 janar, ndërsa më 22 janar do të udhëtojmë drejt Turqisë, aty ku do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror.
FC Shkupi do të akomodohet në Hotel “Kamelya Selin Luxory”, në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra do të zhvillojë edhe 4 ndeshje kontrolluese.