Me datën 9 janar, skuadra e ligës së dytë Bellasica nga Strumica do të nisë përgatitjet për gjysmësezonin pranveror.
Shefi i shtabit profesional, Aleksandar Stojanov, më 9 janar do ta ketë thirrjen e parë me lojtarët dhe në kuadër të përgatitjeve dimërore ekipi do të luajë gjashtë ndeshje miqësore.
Ndeshja e parë është caktuar për 17 janar në Strumicë kundër Shkëndijës së Tetovës.
Më pas Bellasica më 22 janar do të përballet me Vardarin e Negotinës, më 25 janar me Detonit Plaçkovicën dhe më 28 janar do të luajë miqësore me Strumska Slavën nga Bullgaria.
Dueli me Kozhuf është planifikuar për 1 shkurt, ndërsa testi i fundit do të jetë më 8 shkurt kundër Septemvri Simitli nga Bullgaria.