Skuadra shqiptare Besa e Dobërdollit synon të sigurojë ekzistencën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut por që sot i ndodhi e papritura.
Ky klub më shumë bujë emëruan kryetrajner të ri Boban Babunskin por ky nuk iu doli në fjalë!
Ky largohet me një vendim të habitshëm.
“Klubi Futbollistik Besa 1976 njofton se Boban Babunski, i cili ishte emëruar trajner i skuadrës, nuk do të marrë përsipër drejtimin e ekipit. Pas një mosmarrëveshjeje dhe ndryshimi të qëndrimit nga ana e trajnerit në lidhje me kushtet për të cilat ishim dakorduar, klubi mori vendim për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Skuadra me fazën pregatitore do të filloj me 10 Janar 2025! Për çdo ndryshim të mëtejshëm, do të jeni të informuar nëpërmjet profileve zyrtare të klubit”, njofton KF Besa.