Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është paraqitur nga minuta e parë për Torinon.
Skuadra e Torinos ka luajtur baras (0:0) me Parmën.
Vojvoda u angazhua maksimalisht por me shokë nuk ia doli që të ndalin pikët e plota si vendas.
Torino zë vendin e dhjetë me 21 pikë e Parma gjendet në të 14-tin me 19 sosh pas javës së 19-të në Serie A.