Ernest Muçi i pakënaqur: Është e vështirë të luaj jashtë pozicionit tim

Futboll

Ernest Muçi i pakënaqur: Është e vështirë të luaj jashtë pozicionit tim

Më: 5 janar 2025 Në ora: 20:17
Ernest Muç

Ernest Muçi është përballur me shumë kritika në Turqi, por mbetet sulmuesi i dytë më rezultativ pas Çiro Imobiles te Beshiktashi edhe pse ka luajtur me minutazh të reduktuar.

Goli i shënuar në barazimin 1-1 ndaj RIzespor, çoi Muçin në kuotën e 4 golave në këtë sezon në kampionatin turk.

Por edhe pse u mbylli përsëri gojën kritikëve me golin e tij, sulmuesi shqiptar ka dalë i pakënaqur nga fusha e lojës.

“Nuk jemi të lumtur. Ne dalim gjithmonë në fushë për të fituar.

Ne duhet të japim më shumë, duhet të jemi dyfish më të mirë. Vetëm në këtë mënyrë në mund të kthejmë situatën. Ne na duhet të luajmë më shumë si skuadër dhe na duhet edhe pak fat. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha ai pas ndeshjes së djeshme.

Futbollisti vazhdon të luajë në krahët e sulmit dhe ka pranuar se nuk e ndjen veten në kushtet ideale për të dhënë më të mirën.

“Është e vështirë për mua të luaj jashtë pozicionit tim, por po mundohem të përshtatem. Unë do të dëshiroja të luaja ku ndjehem më mirë, por të ndihmoj skuadrën është gjëja më e rëndësishme”, tha Muçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat