Trajneri Ruben Amorim ka deklaruar se është krenar që udhëheqë futbollistët e Manchester Unitedit.
Unitedi të dielën në “Anfield” barazoi 2:2 me Liverpoolin.
Lisandro Martinez dhe Amad Diallo shënuan për mysafirët, kurse për vendësit realizuan Cody Gakpo dhe Mohamed Salah.
Martinez u bë lojtari i parë i Manchester Unitedit që shënon në “Anfield” qëkur Jesse Lingard kishte realizuar në dhjetor të vitit 2018.
Unitedi e ndali ecurinë e pesë vizitave pa shënuar gol në udhëtim te Liverpooli në Premier League.
“Mendoj se është shumë e qartë. Ne jemi ekip i mirë kur jemi të fokusuar, kur luftojmë për çdo top, kur vuajmë, kur jemi të lodhur. Nëse nuk e bëjmë këtë vazhdimisht, ne i humbim ndeshjet. Kjo është e qartë për secilin. E kemi kontrolluar ritmin e lojës. Sa herë që Liverpooli kishte ndonjë shans, ne kemi qenë me kontroll të mirë. Kjo e bën diferencën”, ka deklaruar Amorim.
Ai ka folur edhe për rastin e humbur nga Harry Maguire në fundin e ndeshjes.
“Për mua, humbja e shanseve apo të luash keq me topin nuk është problem i madh. Harry dha gjithçka në fushë. Kjo është e rëndësishme për mua”, është shprehur Amorim.