Sulmuesi 26-vjeçar drejt transferimit te kampionët

Futboll

Sulmuesi 26-vjeçar drejt transferimit te kampionët

Më: 5 janar 2025 Në ora: 22:14
Rubin Hebaj

Rubin Hebaj është një tjetër ish i Superiores që tashmë është lojtar i lirë.

Sulmuesi shkodran ka mbyllur aventurën e tij në Tunizi te skuadra e Cs Sfaxien.

Një aventurë që ka zgjatur vetëm 4 muaj dhe tashmë merr fund, pasi lojtari nuk ka mundur të fitojë besimin e stafit teknik dhe nuk ka gjetur dot vetën në një kampionat të tillë.

26-vjeçari kthehet në një opsion shumë të mirë për ekipet e Superiores, ku me Partizanin dhe Teutën ia ka dalë të fitojë të gjithë trofetë në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi për të ka interes konkret nga Nasaf Qarshi në Uzbekistan. Skuadra kampione kërkon shërbimet e shkodranit, me këtë të fundit që tashmë ka në dorë të vendosë nëse do të vazhdojë karrierën jashtë vendit tonë po do të preferojë një rikthim në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat