Roma mbret i derbit të kryeqytetit! Për shqiptarin natë e zezë, tensione në fund dhe një karton i kuq

Futboll

Roma mbret i derbit të kryeqytetit! Për shqiptarin natë e zezë, tensione në fund dhe një karton i kuq

Nga: K.G. Më: 5 janar 2025 Në ora: 22:38
Pamje nga ndeshja

Roma ka treguar fuqinë në derbin e kryeqytetit italian! 

Romakët janë mbret i derbit, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Lazion!

Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, pati mbrëmje të zezë, përveç që skuadra e tij Lazio mposhtet nga Roma, ai nuk ka luajtur as një minutë duke qëndurar në pankinë.

Roma ngadhënjeu me meritë falë golave të futbollistëve  Pellegrini në minutën e 12-të dhe Saelemaekers në atë të 18-tën. 

Në minutën e 90+3 tensione të mëdha, gati sa përleshën futbollistët mes vete por së shpejti u qetësuan gjakrat.

Pas kësaj, në minutën e 90+5 Castellanos i Lazios është përjashtuar direkt me karton të kuq. 

Pas javës së 19-të në Serie A, Lazio renditet në vend të katërt me 35 pikë dhe Roma në të dhjetin me 23 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat