Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, folu në konferencë për shtypin para finales së Superkupës së Italisë, kundër Milanit.
Sfida e fundit me Conceição-n ishte shumë e ngushtë në Champions League, me disa përplasje: a është portugezi kundërshtari më i mirë apo më i keq për t’u përballur tani?
Conceição e tepron me optimizmin: Inzaghin nuk e kam mik në fushë, do të bëjmë të pamundurën për ta fituar finalen
Derbi është një ndeshje e veçantë dhe emocionuese, me trofeun e parë sezonal në lojë. Do të jetë derbi im i 13-të që kur jam në Milano, duke na kujtuar momente të mrekullueshme si fitorja e kampionatit ose gjysmëfinalja e Champions League. Do të përpiqemi të mos përsërisim gabimet e ndeshjes së fundit, që e humbëm me meritë, edhe pse kuqezinjtë kanë ndërruar trajner, lojtarët mbeten të njëjtë.
Keni folur më me Conceição pas asaj mbrëmjeje?
Jo, por nuk ka ndodhur asgjë e veçantë. Kam ndarë dhomën e zhveshjes me të për shumë vite dhe kemi pasur një mësues të madh si Eriksson, që ka ndikuar shumë në karrierën tonë si trajnerë.
Si ka ndryshuar Milani me Conceição?
Sergio është një trajner që luan shumë vertikalisht dhe u jep skuadrave të tij një organizim të madh. Në pjesën e dytë të gjysmëfinales, Milani bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe e meritoi kualifikimin.
Sa i rëndësishëm është për Interin Lautaro Martinez?
Është një kapiten i madh, që ka trashëguar shiritin e kapitenit dhe po e bart me nder. Edhe unë kam qenë sulmues dhe e di rëndësinë e golit, por ai bën një punë të shkëlqyer dhe të gjithë e shohim këtë. Sulmuesit gjithmonë duan të shënojnë, por e shoh të qetë dhe po punon në mënyrën më të mirë. Skuadra po arrin fitore të rëndësishme dhe ai do të na ndihmojë shumë deri në fund.
A mund të jetë kundërproduktive përpjekja për ta bërë gjithmonë Lautaron të shënojë?
Skuadrat e mia gjithmonë kanë kërkuar ta gjejnë sulmuesin për ta ndihmuar të shënojë. Skuadra kërkon gjithashtu edhe sulmuesit e tjerë, duke u përpjekur të konkretizojë sa më shumë. Në këtë moment po gjejmë gola edhe me mesfushorë dhe mbrojtës.
Sa e veçantë do të ishte të fitonit tri Superkupa radhazi në Riad?
Do të ishte shumë e rëndësishme, por në dy sezonet e fundit ka edhe më shumë vlerë sepse duhet ta fitosh në dy ndeshje shumë të afërta. E dimë që po përballemi me një ekip me shumë vlerë. Jemi të lumtur që kemi kaq shumë tifozë këtu në Riad, gjithmonë kanë treguar dashuri për ne. Premtojmë të japim gjithçka në fushë, edhe pse e dimë që do të ketë vështirësi për t’u përballuar.
Cila mungesë është më e rëndë, Leao te Milani apo Thuram te Interi?
Do të shohim si do të shkojë stërvitja e sotme për Thuram, por duhet të mendojmë gjithashtu që do të kemi gjashtë ndeshje në 18 ditë kur të kthehemi. Nuk do të rrezikojmë. Leao është një lojtar i rëndësishëm, ashtu siç kemi edhe ne lojtarë të tillë.
A ka ndonjë lojtar të Milanit që ju shqetëson më shumë se të tjerët?
Milani ka lojtarë me cilësi dhe fuqi, por si gjithmonë do të fokusohemi më shumë te ajo që duhet të bëjmë ne. Conceição ka lojtarë me cilësi dhe shpërthime, kemi analizuar derbin e fundit dhe gjysmëfinalen kundër Juventusit. Duhet të jemi të aftë për të menaxhuar më së miri topin.