Ranieri vendos rekord në Serie A, 5 fitore në 5 derbi, por e ardhmja mbetet e pa qartë

Futboll

Ranieri vendos rekord në Serie A, 5 fitore në 5 derbi, por e ardhmja mbetet e pa qartë

Më: 6 janar 2025 Në ora: 09:31

Kryeqyteti “vishet” verdhekuq, me Romën që triumfon në derbi duke i dhënë pak frymëmarrje një sezoni që po shkon keq. Kjo ishte një nga netët e pakta që tifozët e Romës kishin një arsye për të festuar, suksesi 2-0 kundër Lazio-s solli gëzim, solli shpresë për të ardhmen. Me Hysajn të rikthyer në skuadër, por pa shijuar asnjë minutë, Lazio pësoi një humbje të hidhur, një disfatë në derbi është e vështirë për t’u kaluar.

Ekipi i Claudio Ranieri-t e nisi ndeshjen me marshin e pestë, ku brenda 18 minutave shënuan dy gola të shpejtë. Fillimisht ishte Pellegreni që me një super gol kaloi Romën në avantazh, ndërsa pak minuta më pas Saelemaekers dyfishoi shifrat.

Në fraksionin e dytë, Lazio mori kontrollin e lojës, shtyn gjithnjë e më shumë drejtë zonës së Romës, por pa sukses, nuk arritën të rihapin më derbin, i cili u mbyll me sherr dhe karton të kuq për Castellanos pasi një përplasje me Hummels.

Claudio Ranieri bëhet trajneri i parë në Serie A që fiton të gjithë derbet e kryeqytetit, 5 në 5, por tekniku italian u përpoq ta zbuste këtë detaj duke i dhënë më shumë vlera fitores se ekipit, por nuk harroi edhe një herë t’i shfaqte besnikëri Romës:

“Unë jam i disponueshëm të qëndrojë këtu deri në fund të viti, më pas vetëm zoti e di. Në derbi lojtarët karikohen vetë, nuk duhet trajneri. Kualiteti i këtyre lojtarëve është shumë i lartë”, u shpreh Ranieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat