A do të jetë me skuadrën në Arabinë Saudite në Superkupën e Spanjës? Kartoni i kuq i marrë nga Vinicius në ndeshjen e prapambetur të tre janarit në La Liga kundër Valencias vazhdon të diskutohet gjatë në Spanjë.Klubi madrilen dhe një sërë opinionistësh janë te mendimit se masa e marrë ndaj sulmuesit të Realit për shtyrjen e portierit të Valencias, Dimitrevski nuk ishte për karton të kuq. Madje Reali ka reaguar ashpër. Por nga sulmi, tani në Madrid janë të gjithë me sytë nga ajo çfarë do të vendosë Komisioni i Garave në lidhje me pezullimin e sulmuesit.
Ky komision do të mblidhet nesër dhe nga aty do të dalë sanksioni ndaj Viniciusit për kartonin e kuq direkt të marrë në “Mestalla”. Edhe pse ende nuk është zyrtare, gjithçka tregon se sanksioni do të jetë dy ndeshje, që do të ishin ndeshjet e Ligës kundër Las Palmasit dhe Vajadolidit. Duke qenë kështu, Vinicius mund të luajë pa probleme në Superkupën e Spanjës në program këtë javë.
RAPORTI I GJYQTARIT – Çelësi i këtij sanksioni është në raportin e gjyqtarit të takimit të 3 janarit Çezar Soto Grado, ku thuhej fjalë për fjalë: “Për goditjen e qëllimshme të një kundërshtari në kokë kur topi nuk ishte në lojë, duke përdorur forcë jo të parëndësishme. Pasi u përjashtua, lojtari tha se duhet të duke u frenuar nga anëtarët e klubit dhe u largua në dhomat e zhveshjes ndërsa protestat e tyre vazhdonin.” Me këtë formulim të procesverbalit, veprimi i Viniciusit mund të konsiderohet jo si agresion dhe kjo mund të ulte dënimin e tij. Në rast se veprimi i brazilianit do të do të klasifikohet si agresion, minimumi i pezullimit të tij do të ishte katër ndeshje në të gjitha garat, por si dhunë në lojë dhe sipas nenit 130, atëherë do të ishte maksimumi prej tre ndeshjesh. Artikulli nis duke thënë se: “Veprimi i dhunshëm me kundërshtarin gjatë lojës ose si pasojë e tij, për sa kohë që nuk shkakton rrezik apo pasoja të dëmshme, dënohet me pezullim nga një deri në tri ndeshje”. Në këtë rast Vini do të rrezikonte edhe pjesëmarrjen në Superkupën e Spanjës.