Emir Sahiti lë pas dëmtimin, gjen golin me Hamburgun

Futboll

Emir Sahiti lë pas dëmtimin, gjen golin me Hamburgun

Më: 6 janar 2025 Në ora: 17:57
Emir Sahiti

Emir Sahiti ka shënuar një gol të bukur për Hamburgun në fitoren ndaj Alemannia Aachen me rezultat 1-0.

Sahiti në minutën e 17-të të lojës nga afër zonës së rreptësisë me një gjuajtje të shkëlqyer me këmbën e majtë e dërgoi topin në rrjetë.

Për kujtesë, Hajduk e shiti Sahitin te Hamburg në ditën e parafundit të afatit kalimtar të verës së kaluar për 1.2 milion euro.

Ai deri më tani nuk ka dalë mirë në Gjermani dhe për këtë fajësohet pjesërisht një dëmtim i kyçit të këmbës.

Kjo kishte bërë që ai të mos kapte formën, por duket se lëndimi tashmë ka kaluar dhe ai është gati të luftojë për një vend titullar te klubi i madh gjerman.

Përfaqësuesi i Kosovës për klubin nga Hamburgu ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje zyrtare dhe nuk është regjistruar në mesin e golashënuesve në ndeshje zyrtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat