Mbrojtësi i majtë i Paris Saint-Germain, Nuno Mendes, është objektivi kryesor i Manchester United për merkaton e verës.
Sipas "Sky Sports", "Djajtë e Kuq" po punojnë intensivisht për të siguruar shërbimet e Mendes.
Mendes dhe Ruben Amorim njihen mirë me njëri-tjetrin, pasi ky i fundit e ka trajnuar mbrojtësin portugez gjatë kohës kur ishte te Sporting.
Mbrojtësi i majtë portugez dëshiron të largohet nga klubi i kryeqytetit verën e ardhshme, me interesimin e Manchester United që shihet si një mundësi.
Negociatat për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit të majtë me PSG kanë ngecur, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2026.