20 milionë euro nga Anglia, Inter vendos për të ardhmen e shqiptarit

Futboll

20 milionë euro nga Anglia, Inter vendos për të ardhmen e shqiptarit

Më: 6 janar 2025 Në ora: 23:02
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani vazhdon që të jetë në radarët e klubeve të Premier League.

Së fundmi, portali pranë klubit zikaltër ka bërë të ditur se Inter ka refuzuar një ofertë të majme nga Anglia.

Emri i klubit që ka dërguar ofertën nuk është bërë i ditur, por rreth 20 milionë euro ka qenë shuma e ofruar.

Pa u menduar dy herë, drejtuesit zikaltër e kanë refuzuar këtë ofertë.

Kujtojmë që Asllani është pjesë e Interit që prej vitit 2022, pasi më parë luante me Empolin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat