Kristjan Asllani vazhdon që të jetë në radarët e klubeve të Premier League.
Së fundmi, portali pranë klubit zikaltër ka bërë të ditur se Inter ka refuzuar një ofertë të majme nga Anglia.
Emri i klubit që ka dërguar ofertën nuk është bërë i ditur, por rreth 20 milionë euro ka qenë shuma e ofruar.
Pa u menduar dy herë, drejtuesit zikaltër e kanë refuzuar këtë ofertë.
Kujtojmë që Asllani është pjesë e Interit që prej vitit 2022, pasi më parë luante me Empolin