Disfata me përmbysje në derbi, Inzagi: Humbje që dhemb - ja çfarë nuk shkoi…

Futboll

Disfata me përmbysje në derbi, Inzagi: Humbje që dhemb - ja çfarë nuk shkoi…

Më: 7 janar 2025 Në ora: 07:55
Simone Inzag

Interi regjistroi një disfatë dramatike, ku u mposht me përmbysje nga Milani, në Superkupën e Italisë, me rezultatin 2-3. Pas këtij dueli foli trajneri zikaltër, Simone Inzagi, që në prononcimin e dhënë për mediat italiane u shpreh:  

“Së pari duhet të përgëzojmë Milanin, të cilët nuk u dorëzuan edhe pse ishin 2 gola mbrapa. Duhet ta kishim kontrolluar më mirë ndeshjen, patëm shumë mundësi, por Menja është shumë i mirë. Është një humbje e dhimbshme, por kjo skuadër është rikthyer gjithmonë në këmbë. 

Një finale është gjithmonë një finale. E kishim ndeshjen në dorë, po ashtu luajtëm shumë mirë, na mungonte qëndrueshmëria në minutat e fundit. 

Kemi 6 ndeshje në vetëm 18 ditë dhe duhet të rifillojmë në mënyrën më të mirë. Nuk e kam parë Milanin në presion kaq të lartë, kishim shumë kohë për të menaxhuar. Në pjesën e dytë, zëvendësimet patën ndikim. 

Më duhet të duartrokas djemtë, ata gjithmonë luajnë njësoj. Në 2-2 ne duhet ta kishim menaxhuar topin më mirë, do të shkojmë në shtëpi me shumë zhgënjim, por dhamë gjithçka që kishim. 

Tani duhet të rikthejmë disa lojtarë sepse jemi duke luftuar, ndeshjet po grumbullohen dhe ne kemi nevojë për të gjithë”, u shpreh Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat