Egnatia nuk i beson Dobjanit

Futboll

Egnatia nuk i beson Dobjanit

Më: 7 janar 2025 Në ora: 11:02
Mario Dajsinani - majtas

Mario Dajsinani mund të konsiderohet lojtari më i ri i Egnatias.

Gardiani i cili pjesën e parë të sezonit e ka zhvilluar me Laçin, tashmë është bërë pjesë e Egnatias, teksa zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejt.

Një përforcim shumë i rëndësishëm nga kampionët, të cilët “blindojnë” portën për pjesën e mbetur të sezonit. Eksperienca e 26-vjeçarit është shumë e rëndësishme dhe do të ndihmojë rrogozhinasit në garën për titullin kampion.

Dajsinani pritet të marrë vendin e titullarit te Egnatia, me Ilir Dabjanin që duhet t’i dorëzojë “çelësat” e portës 26-vjeçarit.

Durrsaku në 19 ndeshje të zhvilluara me Laçin në këtë sezon ka pësuar 17 gola, ndërsa 6 raste e ka mbajtur portën e paprekur.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat