Cristian Shpendi mund të largohet nga Cesena gjatë kësaj merkatoje.
Sulmuesi i Kombëtares U-21 ka disa oferta.
Paraqitjet fantastike me Cesenan në Serie B kanë tërhequr vëmendjen e disa ekipeve.
Kështu një prje tyre është edhe Dinamo e Zagrebit.
Skuadra kroate drejtohet nga Fabio Cannavaro dhe ky i fundit kërkon patjetër një sulmues.
Karakteristikat e Shpendit janë ideale për formacioninn e tij dhe në këtë mënyrë timonieri italian kërkon tranferimin e shqiptarit.
12 golat e shënuar në këtë sezon në 19 ndeshje e kanë bëjë 21-vjeçarin një nga sulmuesit më produktiv në Serie B dhe që të kërkohet nga Cannavaro.
Kujtojmë se Arbër Hoxha është pjesë e kroatëve, me kampionin e botës që tashmë synon edhe transferimin e një tjetër talenti kuqezi.