Ancelotti i emocionon të gjithë

Futboll

Ancelotti i emocionon të gjithë

Më: 7 janar 2025 Në ora: 11:08
Modriç e Ancelotti

Top i Artë në vitin 2018 dhe pjesë e rëndësishme e Real Madridit qe tashmë 12 vjet, që kur ishte larguar nga Tottenhami në gushtin e largët të vitit 2012.

Luka Modric nuk ndalet kurrë së bëri magji, duke i kënaqur sytë e pasionantëve të futbollit.

Mesfushori kroat i ka zhvilluar 561 ndeshje me “Merengues”, duke i realizuar 40 gola dhe duke i bërë 90 asistime, ndërsa mbrëmë kundër Mineras “profesori” dha gjithçka që kishte nga vetja.

Një paraqitje brilante, e kurorëzuar me golin e shënuar në minutën e 55-të.

Dhe, ndeshje si këto, por edhe një karrierë mbresëlënëse si ajo e përfaqësuesit kroat nuk mund të lihet anash dhe pa u përmendur nga trajneri Carlo Ancelotti.

Trajneri italian i emocionoi të gjithë me deklaratat e tij për “gjeniun e futbollit”.

“Është një dhuratë. Një dhuratë për futbollin e aq më shumë për ata që mund ta shijojnë nga afër. Tifozët, lojtarët, trajneri… bota e Real Madridit. Për mua është një dhuratë e madhe. Mënyra se si i përgatit këto ndeshje… përgatitet si të jetë një finale. Kështu që, është një shembull mjaft, mjaft i rëndësishëm për të rinjtë tanë”, deklaroi trajneri i “Los Blancos” pas ndeshjes në konferencë për shtyp.

Reali e mposhti ekipin Deportivo Minera me rezultat të pastër, 5:0 në ndeshjen e vlefshme për të 16-ën e fiales së Copa del Rey..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat