Armando Broja mund të ribashkohet sërish me Graham Potter. Everton nuk po arrin dot të rezultatet pozitive në kampionat.
Sean Dyche nuk ka gjetur ende formulën e duhur për skuadrën dhe në këtë mënyrë ka nisur të “lëkundet” stoli i tij.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se drejtuesit kanë nisur punën për zëvendësuesin e mundshëm të tij dhe në krye të listës ndodhet ish-timonueri i Chelsea. Potter dhe Broja kanë bashkëpunuar mes tyre te skuadra e Chelsea.
Nëse diçka e tillë realizohet atëherë dyshja do të bëheshin sërish bashkë, por këtë herë te Everton.
Kujtojmë se aktualisht Broja është i dëmtuar dhe po rikuperohet, teksa një dëmtim te kyçi i këmbës së djathtë.