Jose Mourinho vazhdon të jetë ndër titujt kryesorë në Turqi që kur u punësua nga klubi në verë.
Portugezi, i cili kurrë nuk ka qenë i turpshëm për të thënë mendimin e tij, u ka bërë thirrje gazetarëve të vendit që të jenë më të sinqertë dhe pretendoi se Superliga e Turqisë ishte një garë “toksike” pasi problemet e tij me skenën e futbollit të vendit duket se janë në vazhdim.
“Pse po e fshihni ju [media turke] të vërtetën? Nga se kanë frikë njerëzit në këtë vend?
Nga se keni frikë? Unë e di që ju jeni gazetarë, mund t’isha edhe unë gazetar, mirë, por nga çfarë keni frikë? A është ndryshimi i pikëve për shkak të futbollit të luajtur”, u shpreh Mourinho.
Fenerbahçja e tij, gjendet në vendin e dytë në Superligën turke dhe ka gjithsej 39 pikë, 8 më pak se lideri Galatasaray e cila po bën hapa të mëdha drejt mbrojtjes së titullit..