Elbasani vazhdon të përforcohet gjatë kësaj merkatoje.
Verdheblutë ditën e sotme kanë prezantuar afrimin e ri në skuadër.
Abbas Ibrahim është futbollisti më i ri që u bashkohet për pjesën e dytë të sezonit.
Nigeriani luan si mesfushor dhe klubi i uron mirë se ardhjen në Shqipëri.
“Nga Azerbajxhani në Shqipëri, mirë se erdhe Abbas!”, shkruan klubi.
Kujtojmë se Abbas së fundmi ishte pjesë e Zira FC, ku në 8 ndeshje ka mundur të japë vetëm 1 asist.