Drejtusit e Vardarit të Shkupit kanë bërë të ditur se Ediz Spahiu dhe Davor Taleski janë blerje të reja për pjesën pranverore të sezonit.
Sulmuesi 23-vjeçar Ediz Spahiu ka nënshkruar zyrtarisht për FC Vardarin.
Spahiu vjen nga skuadra e Tikveshit, për të cilën në gjysmësezonin e fundit shënoi 4 gola dhe me ta fitoi edhe Kupën e Maqedonisë.
Përveç Tikveshit, Spahiu ka luajtur edhe për skuadrat e Gostivarit dhe Shkendijës.
Portieri 29-vjeçar, Davor Taleski, vjen në kampin e Vardarit nga Shkendija. Ai ka performuar për Honka-n nga Finlanda, AE Larisa nga Greqia, si dhe për Pobedëne Prilepit, Metalurgun, Bregallnicën, Pelisterin, Struga Trim Lum.
Taleski performoi edhe për të gjitha kategoritë e të rinjve të Kombëtares së Maqedonisë.