Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Newcastle, u shpreh se klubi është vigjilent për sa i përket merkatos se janarit. Vigjilencë që lidhet edhe me dëmtimet e shumta që ka patur skuadra së fundi.
Arteta konfirmoi se Ethan Nwaneri, i cili shënoi golin e tij të parë për klubin gjatë barazimit 1-1 të Arsenal ndaj Brighton, do të mungojë për disa javë.
“Fokusi është te lojtarët tanë, por çfarëdo që ndodh në merkaton e janarit ne jemi vigjilentë”, tha Arteta.
“Prioritet është puna me lojtarët që kemi për momentin, por nuk e mohoj mundësinë e ndonjë afrimi. Përgjigjja ime nuk është as një PO e as një JO. Jemi duke parë çdo mundësi, ndaj të shohim”, shtoi më tej trajneri spanjoll.
“Sot kemi një ndeshje vendimtare dhe duam të paraqitemi mirë. Përballë kemi një skuadër që po bën mirë, ndaj duhet kujdes.
Po luajmë shpesh, ndaj do të hedh në fushë një ekip që më garanton më të mirën, pasi duam finalen”, tha Arteta.