Në prag të rinisjes së kampionit “Abissnet Superiore”, Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka organizuar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” seminarin dimëror, ku morën pjesë rreth 65 arbitra dhe asistentë.
Seminari do të jetë dy -ditor dhe sot abritrat iu nënshtruan testeve fizike.
Performanca e tyre ishte shumë e mirë dhe më pas është vijuar me analizimin e 19-të javëve të para të kampionatit, duke u fokusuar në momente specifike gjatë ndeshjeve.
Ndërkohë, gjatë seminarit do të mbahen edhe disa tema speciale të fushës së psikologjisë dhe nutricionizmit.
Seminari dimëror i arbitrave do të mbyllë punimet ditën e sotme.