Arbitrat e asistentët e Abissnet Superiore i nënshtrohen testeve fizike

Futboll

Arbitrat e asistentët e Abissnet Superiore i nënshtrohen testeve fizike

Më: 7 janar 2025 Në ora: 13:05
Pamje

Në prag të rinisjes së kampionit “Abissnet Superiore”, Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka organizuar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” seminarin dimëror, ku morën pjesë rreth 65 arbitra dhe asistentë.

Seminari do të jetë dy -ditor dhe sot abritrat iu nënshtruan testeve fizike.

Performanca e tyre ishte shumë e mirë dhe më pas është vijuar me analizimin e 19-të javëve të para të kampionatit, duke u fokusuar në momente specifike gjatë ndeshjeve.

Ndërkohë, gjatë seminarit do të mbahen edhe disa tema speciale të fushës së psikologjisë dhe nutricionizmit.

Seminari dimëror i arbitrave do të mbyllë punimet ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat