Ish - mbrojtësi i majtë i skuadrës Liepaja nga Letonia dhe ndërkombëtari nga Senegali, Pape Fal, është lojtar i ri i skuadrës së Strugës Trim Lum.
Struganët promovuan shumë pak emrin e ri, gjë që natyrshëm do të rrisë konkurrencën në skuadër dhe do të përforcojë pozicionin e krahut të majtë.
“Bëhet fjalë për një lojtar 24-vjeçar i cili është 182 centimetra i gjatë, i cili përveç Liepajas ka luajtur edhe për skuadrën Valmiera në Letoni. Në kampionatin vendas të Senegalit ishte pjesë e skuadrës së AS Douanes nga Dakar.
Përveç tij, Struga TL tashmë ka promovuar edhe Hamza Memetrizën, i cili ka ardhur nga skuadra e Bashkimit”, shkruan media maqedonase sportsport”..