Araujo i ka thënë “po” huazimit te Juventusi

Futboll

Araujo i ka thënë “po” huazimit te Juventusi

Më: 7 janar 2025 Në ora: 13:28
Ronald Araujo

Ronald Araujo i ka thënë “po” Juventusit. Këtë e raporton “Gazzetta dello Sport”, duke shpjeguar se mbrojtësi uruguajan, me pasaportë spanjolle, ka si qëllim të luajë më shumë për t’u rikuperuar pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në Kupën e Amerikës. Ky dëmtim e mbajti jashtë për gjithë pjesën e parë të sezonit aktual, duke e luajtur ndeshjen e parë vetëm në janar, me një asist në Kupën e Mbretit.

Problemet financiare të Barcelonës mund të ndikojnë gjithashtu në këtë situatë, sepse lojtari mund të dalë në treg në rast të mos rinovimit të kontratës. Aktualisht është nën kontratë deri më 30 qershor 2026, ka pasur kontakte për vazhdimin e saj, megjithëse ende nuk ka një marrëveshje.

Araujo është mirë te Barcelona, por prioriteti mbetet gjetja e më shumë minutave aktivizim.

Ka edhe klube të tjera nga Premier League që janë të interesuara për Araujo, por oferta nga Juventusi e josh. Barça ende nuk e ka pranuar mundësinë e huazimit, edhe për shkak të vështirësive financiare, por mund ta bëjë këtë për shkak të pagës shumë të lartë të lojtarit: rreth 6 milionë euro, me Juventusin që do të duhet të paguajë gjysmën e kësaj shume për 6 muajt e huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat