Barcelona pret një përgjigje pozitive

Futboll

Barcelona pret një përgjigje pozitive

Më: 7 janar 2025 Në ora: 13:54
Laporta

Situata me federimin e Dani Olmos dhe Pau Viktor sa vjen e ndërlikohet për Barcelonën.

Megjithatë, klubi katalanas nuk ka ndër mend të dorëzohet dhe vazhdon të ruajë optimizmin për regjistrimin e dy lojtarëve, të cilët që nga 1 janari janë praktikisht të lirë.

Pavarësisht vendimeve negative të ardhura nga La Liga, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe gjykatat, klubi ka dhe një shpresë nga ku do të kuptohet shumë sot. Barcelona ka kërkuar një dorë nga qeveria spanjolle dhe beson se “CSD” (Këshilli i Lartë i Sporteve në Spanjë) do t’i japë një përgjigje pozitive kërkesës së klubit blaugrana për masën paraprake, në mënyrë që të dy sulmuesit të jenë pjesë e skuadrës.

Mëngjesin e kësaj të marte (sot), drejtuesit e klubit do të ngrenë kërkesë-ankesën e tyre pranë këtij organi në varësi të Ministrisë së Sporteve në Spanjë dhe me këtë rast, presidenti Joan Laporta dhe institucioni janë të sigurt për një vendim pozitiv. Ata mbeten të vendosur në argumentet e tyre.

Barça ka besim te CSD/KLS. Pavarësisht se të gjitha organizmat e tjerë dhe instancat e tjera tek të cilat ai ka apeluar nuk kanë rënë dakord me të për riregjistrimet e Dani Olmo dhe Pau Viktor – konsiderojnë se dokumentacioni ka mbërritur pas afatit, si dhe shkeljen e nenit 130.2 që pengon dy lojtarë të luajnë në të njëjtën skuadër në një sezon pasi janë larguar, klubi katalanas beson se institucioni publik, i cili varet nga qeveria e Pedro Sançez (Ministria e Arsimit, Përgatitjes Profesionale dhe Sporteve), do t’i japë klubit dritën jeshile. Të paktën, provizorisht deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.

FITIM KOHE –Me këtë masë paraprake, Barcelona shpreson të blejë kohë: disa muaj kohë, gjatë të cilëve, Flik mund të ketë në shërbim të tij Dani Olmon dhe Pau Viktor. Më pas, drejtuesit e klubit katalanas do të bëjnë rregullimet e nevojshme për sezonin e ardhshëm, aq më shumë që tani kanë plotësuar dhe kriteret për të qenë brenda rregullit 1:1, i cili u lejon atyre të ndajnë çdo euro të fituar nga një shitje në një nënshkrim.

Drejtuesit e Barçës do të paraqesin këtë të martë, një apel në Këshillin e Lartë të Sporteve, duke kërkuar masën shumë paraprake dhe do të përdorin argumente të ngjashme që tashmë janë refuzuar dhe mohuar nga gjykatat, La Liga dhe RFEF-ja. Ata këmbëngulin që dokumentacioni është dorëzuar në datën 30 dhe 31 dhjetor brenda afateve dhe se, për më tepër, rasti i dy lojtarëve nuk është në përputhje me dispozitat e nenit 130.2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat