Zlatan Ibrahimoviç, Këshilltar i Lartë i “RedBird” pranë klubit të Milanit, është intervistuar nga “Mediaset” në kuadër të ndeshjes Inter-Milan. Në vijim edhe deklaratat e suedezit.
Trofeu i parë për ju në rolin e ri. Është më e vështirë t’i përjetoni të tilla net si futbollist apo si drejtues?
Adrenalina është gjithmonë e pranishme, por mendoj se ishte më mirë të isha në fushë. Të luash futboll është gjëja më e mirë…
Tani kam përvojë si drejtues, por adrenalinën e ndjej gjithmonë. Kjo është e vetmja gjë e sigurt.
Si po shkon Konseisao?
Skuadra ka reaguar mirë, ka energji dhe harmoni në grup. I gjithë ekipi është i emocionuar. Djemtë kanë bërë dhe po bëjnë një punë të madhe, trajneri i ri ka disa ditë që është në krye të ekipit, por dukshëm ka ende punë për të bërë. Por diçka ka ndryshuar dhe më duket se ekipi po ambientohet mire me situatat siç e dëshmon edhe ky trofe.
Si u përgatit ekipi për një derbi?
Çfarë i këshilluat lojtarëve? Janë djem që kanë përvojë në këtë lloj sfide. Derbi është gjithmonë i veçantë, ka respekt. Është më shumë se një duel. E përgatitëm të përqendruar, nën kontroll, me dëshirë për të fituar. Bëmë gjithçka për të qenë në finale. Pastaj është një ndeshje në mes të cilën duhet ta fitosh, nuk ka asnjë justifikim apo alibi. Kur zbritet në fushë, gjithçka që ka rëndësi është fitorja dhe ia dolëm.
A do të ndryshojë diçka në merkato pas këtij trofeu? Si do të lëvizni?
Rezultati i derbit nuk ndryshon asgjë në strategjinë tonë. Jemi duke vlerësuar të gjitha aspektet e merkatos, po diskutojmë situata të ndryshme. Diçka me siguri do të ndodhë.
Në sulm, në mbrojtje, në mesfushë? Duhet të flasim për këtë me trajnerin e ri, por ai është shumë i fokusuar në këtë finale dhe ne nuk kemi folur ende. Si klub, megjithatë, ka gjithmonë një strategji: gjithçka është nën kontroll.
Leao u rikuperua në minutën e fundit… Kur futesh në fushë nuk ndjen më asgjë, adrenalina të vërshon dhe ndihesh shumë mirë. Dhe jepet 200 për qind. Nuk ka justifikime, hyni dhe më besoni, dhimbja nuk ndihet edhe nëse luan me një këmbë.