“Juventusi i Tiago Motës nuk ka arritur aty ku kërkonte të ishte, ndërsa Vlahoviç, nuk ka ndonjë teknikë të madhe”. Kjo është analiza që Fabio Kapelo fillon të bëjë për Juventusin e gjysmësezonit të Serisë A.
Ish-trajneri italian tregohet i ashpër me “Zonjën”, ndërsa analizon edhe afrimin e mundshëm të Zirkzes në janar.
“Zirkze është lojtari që mund të prodhojë të gjithë lojën që do të bëjë Tiago Mota. Vlahoviç nuk ka ndonjë teknikë të madhe, ai është një lojtar që qëndron më mirë brenda zonës. Nëse nuk i shërben njeri brenda zonës, ai ndodhet në vështirësi të madhe.
Kur Mota e zëvendëson, është një tregues i qartë se ai nuk po bëhet dot pjesë e sistemit të tij të lojës. Është një zgjedhje si taktike edhe taktike”.
Por a është stoli i Motës në rrezik sipas Kapelos? “Ata i kanë dhënë dorë të lirë trajnerit të shfaq idetë e tij, por rezultatet nuk janë ato që priteshin. Mota është kritikuar me të drejtë deri tani, edhe pse në Riad ndaj Milanit është shfaqur Juvja më e mirë e këtij sezoni”, tha ndër të tjera ishtrajneri italian Fabio Kapelo.