Aubameyang: Në Chelsea, eksperiencë e tmerrshme

Futboll

Aubameyang: Në Chelsea, eksperiencë e tmerrshme

Më: 7 janar 2025 Në ora: 15:13
Pierre-Emerick Aubameyang

Në një intervistë të gjatë për “The Athletic”, ish-sulmuesi i Chelseat, Pierre-Emerick Aubameyang ka folur për eksperiencën e tij të vështirë tek Chelsea, përfshirë këtu përjashtimin nga ekipi për Ligën e Kampionëve, e cila bëri që ai t’i jepte fund eksperiencës me “Blues”.

“Ishte momenti kur nisa të them: ‘OK, kjo është mjaft jo respektuese’. Provuan të më dërgonin në formë huazimi në Amerikë. Iu thash,

‘S’ka asnjë mundësi.’ Ndihesha i mllefosur. Nga ai moment kam thënë: ‘Sezoni për mua ka përfunduar tashmë.’ Shkoja i vetëm në stërvitje për të mbetur në formë, e dija se nuk do ta luaja.”

Debutimi i Aubameyang me “Blues” koiçidonte me një humbje dëshpëruese nga Dinamo Zagrebi, ku e injoroi këshillat mjekësore vetëm për të luajtur.

“Kur vjen në një vend të ri, dëshiron menjëherë ta demonstrosh që je i përfshirë. Ishte ndeshja më e vështirë e jetës sime, por e bëra sepse dëshiroja të luaja.”

Në Londër, sulmuesi gabonez e vërejti një ndryshim total në Tuchelin: “Nuk e njihja. Nuk ishte djaloshi që e kujtoja disa vite më parë në Dortmund. Në Chelsea dukej se diçka nuk po shkonte”, shtoi Aubameyang, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe tek Milani, Arsenali dhe Barcelona.

“Lampard? Më tha: ‘OK, kam nevojë për ty. Dua ta di se si ndihesh, nëse je i gatshëm të luash përsëri’, por diçka nuk funksionoi”, përfundoi Aubameyang, i cili tha se dhomat e zhveshjes së Chelseat nuk dukeshin më të tilla, dukej më shumë si një ragbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat