Rinor Jahmurataj mund të bëhet shumë shpejt me ekip të ri.
Futbollisti kualitativ në ditët në vazhdim pritet ta mbyll eksperiencën e tij tek Ballkani për ta provuar një përvojë të re.
Futbollisti nga Rrafshi i Dukagjinit e kaloi pjesën e parë të sezonit në formë huazimi tek FC Besa në Ligën e Parë dhe në ekipin pejan bëri paraqitje të shkëlqyeshme.
E tash, ai është rikthyer përkohësisht tek kampioni aktual i Kosovës, por që pritet të largohet nga Suhareka gjatë këtij muaji.
Jahmurataj tregon se i ka disa oferta, të cilat është duke i shqyrtuar me kujdes.
Ai synon ta gjejë një ekip në të cilin do të mundë të luante në vazhdimësi dhe njëkohësisht ta ketë një pjesë të dytë të sezonit pozitive.