Ilir Daja i rrëmben mesfushorin Ballkanit

Futboll

Ilir Daja i rrëmben mesfushorin Ballkanit

Më: 7 janar 2025 Në ora: 15:50
Daja e Jonuzi

Dinamo ka arritur të bëjë afrimin e bujshëm në këtë merkato. Dinamovitët kanë “parakaluar” Ballkanin për shërbimet e Fjoart Jonuzit.

Ish-mesfushorin i Tiranës i cili ishte shumë afër ribashkimit me Orges Shehit, tashmë do të vazhdojë karrierën te Dinamo.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Dinamo ka firmosur kontratë për 2.5 vite me kuksianin

28-vjeçari pritet që pasditen e sotme të dalë në stërvitje me skuadrën për të nisur përgatitjet për sfidën me Bylis. Mesfushori kështu nuk lëviz nga Superiorja, teksa nis aventurën e re me Dinamon./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat