Kështu tha Fadil Vokrri në vitin 1984: Sikur Juriçiqi të mos më ndalte...

Futboll

Kështu tha Fadil Vokrri në vitin 1984: Sikur Juriçiqi të mos më ndalte...

Nga: K. Goca Më: 7 janar 2025 Në ora: 16:39
Fadil Vokrri

Prishtina la gjurmë të pashlyeshme për pesë vite (1983 – 1988) sa ishte pjesë e elitës së futbollit ish jugosllav.

Kapiteni Fadil Vokrri me shokë gjunjëzuan katërshen e madhe të asaj kohe, si Hajdukun e Splitit, Dinamon e Zagrebit, Cërvena Zvezdën e Beogradit, Partizanin e Beogradit, pastaj Velezhin e Mostarit, Rijekën, Zhelezniçarin e Sarajevës, Olimpinë e Lubjanës, Sarajevën, Osijekun etj.  

Më 4 mars të vitit 1984, në një atmosferë të bukur e që i ngjante latinoamerikanëve, e mposhti me rezultat 1:0 Rijekën.

Image

Prishtina - Rijeka, 4 mars, 1984

Portieri Ravniq ishet “fajtori” që Prishtina nuk fitoi më bindshëm. Epilogu u përcaktuar nga penalltia, ku Zoran Batroviqi shënoi në minutën e 53-të.  

“Sikur Juriçiqi të mos më ndalte më mënyrë të palejueshme do të shënoja gol, kështu që referi nuk gaboi fare që tregoi në pikën e bardhë.

Mysafirët shpëtuan lehtë.

Sepse, sikur t'i realizonim gjysmën e rasteve, do të pësonim humbje të thellë”, kishte thënë kapiteni Vokrri për sportin e “Rilindjes”, të datës 5 mars të vitit 1984.

Pas javës së 20-të, Prishtina ishte në vend të 11-të me 20 pikë e Rijeka në të pestin me 22 sosh.

Prishtina – Rijeka 1:0

Stadiumi i Qytetit në Prishtinë.
Shikues: 25.000.
Gjyqtar: Tomsllav Ristiqi (Nishi), ndihmës Boshko Angellovski (Shkupi) e Ivan Petroviqi (Valpovës)
Me kartona të verdhë u ndëshkuan Gruesvki e Rugova të Prishtinës dhe Ravniqi, Milenkoviqi, Radini e Fegiuci të Rijekës.
Prishtina: Sllobodan Shuica 7, Skënder Shengyli 7, Faton Domi 7, Favzi Rama 7 (Behajdin Gjinali), Petre Gruevski 6, Rifat Mehinoviq 7, Rexhep Gaxholli 6 (Edmond Rugova), Fadil Muriqi 7, Fadil Vokrri 7, Agim Cana 7 dhe Zoran Batroviqi 6.
Rijeka: Ravniqi 8, Milenkoviqi 6, Hërstiqi 7, Koturi 7, Radini 7, Juriçiqi 6, Llukiqi 6 (Tomiqi), Graçan 6, Fegici 7, Marjanoviq 6 (Stefanoviq) dhe Malbasha 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat