Armando Broja u largua nga fusha në minutën e 30-të, ndërsa Evertoni po luante në transfertën e Bornmëth.
Kur kanë kaluar tri ditë, raportohet nga Anglia se ekzaminimet e kryera të hënën sjellin lajme të mira.
Broja nuk ka asgjë serioze dhe pritet të rikthehet shumë shpejt. Kështu mund të jetë jashtë vetëm për 1 javë.
Të enjten, më 9 janar, Everton do të luajë në Kupën FA kundër Piterboroh.
Ndeshja e radhës në Premier Ligë do të luhet më 15 janar përballë Aston Vijës.
Kështu Broja mund të jetë i gatshëm për Shon Dajç në javën e ardhshme të kampionatit anglez. Tekniku i Everton e ka preferuar si titullar në dy të fundit.