Armando Broja shqetësoi jo pak admiruesit e tij, pasi u largua nga fusha vetëm pas 30 minutave lojë në ndeshjen e Everton ndaj Bournemouth fundjavën e kaluar.
Duke qene së ka vuajtur shumë nga lëndimet vitin e fundit, frika ishte e madhe se mund të kishte serioz dicka serioze, por për fat të mirë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Broja ka marrë vetëm një goditje në shpinë dhe pritet të rikthehet në stërvitje me shokët e ekipit.
Shqiptari do të mungojë në ndeshjen e vlefshme për FA Cup ndaj Peterborough, të enjten, por do jetë në dispozicion të trajnerit Sean Dyche për sfidën e Premier League ndaj Aston Villa më 15 janar.