Dijar Ferati është transferuar zyrtarisht në Portugali.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare U17 vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Utsiktens në Suedi, për të nisur një të re te Rio Ave U23.
Është eksperti i merkatos, italiani Fabrizio Romano që e ka konfirmuar këtë transferim.
Ferati pritet të jetë një aset i çmuar për ekipin portugez, për të tashmen dhe të ardhmen.
Kujtojmë që 16 vjeçari si fillim ka qenë pjesë e përfaqësueses së moshave të Suedisë. Por më pas, Ferati vendosi që t’i bashkohej kuqezinjve. Ai u grumbullua me Kombëtaren U17 në nëntor të 2024-ës.