Manchester City është drejt finalizimit

Futboll

Manchester City është drejt finalizimit

Më: 7 janar 2025 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Manchester City është drejt finalizimit të marrëveshjes me Eintracht Frankfurt për sulmuesin për sulmuesin Omar Marmoush, i cili ka shënuar 18 gola në 24 ndeshje këtë sezon.

Liverpool dhe Arsenal janë gjithashtu duke e ndjekur egjiptianin, por City duket se është më gati për të paguar 50 milionë paund për Marmoush, i cili mund të luajë në vijën e parë ose pas sulmuesit.

Mail Sport zbulon se bisedimet mes City-t dhe klubit të Bundesligës për Marmoush kanë nisur që në fillim të dhjetorit dhe pritet të konkretizohen brenda afatit të merkatos së janarit.

Përveç Marmoush, City po mendon të bëjë dhe dy përforcime të tjera këtë merkato për t’i dhënë një fytyrë të re ekipit të Guardiolës, që ka hasur jo [pak vështirësi javët e fundit.

Nën radarin e kampionait në fuqi të Anglisë janë dhe mbrojtësi anësor i Uzbekistanit që luan me Lens, Abdukodir Khusanov, 20 vjeç, që ka një vlerë jo më pak se 35 milionë paund dhe 18-vjeçari Juma Bah, qendermbrojtës që luan me AIK Freetong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat