Mek Alister: Nuk luajtëm siç do kishim dashur

Futboll

Mek Alister: Nuk luajtëm siç do kishim dashur

Më: 7 janar 2025 Në ora: 17:37
Pamje nga një ndeshje

Mesfushori i Liverpulit, Aleksis Mek Alister, tha pas barazimit me Mançester Junajtid të dielën në “Anfield Road”, se skuadra e tij nuk luajti siç do kishte dashur në ndeshjen e madhe të kësaj jave.

“Rezultati nuk është mjaft i mirë. Performanca nuk ishte aq e mirë sa donim, por në fund të ditës ishte një rezultat i drejtë. Ne nuk luajtëm siç donim dhe lejuam shumë raste. Patëm mundësi për të shënuar më shumë gola.

Përpjekja ishte aty, mentaliteti ishte aty sepse ne e përmbysëm rezultatin, por kur je duke fituar 2-1 në minutën e 75-të duhet të mbrohesh më mirë dhe ne nuk ia dolëm ta bëjmë.

Kështu që duhet të mendojmë se çfarë kemi bërë gabim dhe të vazhdojmë përpara”, tha mesfushori i kombëtares argjentinase për mikrofonat e “Sky Sports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat