Të mërkurën do të zhvillohet gjysëmfinalja e parë e Carabao Cup, mes Tottenhamit dhe Liverpulit.
Në konferencë për media para kësaj ndeshje, trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou ka deklaruar se skuadra e tij do të luaj pa 10 futbollistë të formacionit.
Spurs ka pasur numër të madh lëndimesh këtë sezon, me Cristian Romero, Micky van de Ven, Wilson Odobert, Richarlison, Ben Davies dhe Guglielmo Vicario që janë të lënduar për një kohë të gjatë, derisa James Maddison dhe Pape Matar Sarr janë suspenduar për shkak të kartonave të verdhë.
“Ne po përpiqemi të ndihmojmë skuadrën dhe lojtarët. Ne jemi në një numër të konsiderueshëm, do të kemi afërsisht 10 lojtarë të ekipit të parë që mungojnë kundër Liverpoolit.
Kjo nuk është e lehtë, ne rikthejmë një dhe më pas humbim një çift. Ne ende duhet të shohim nëse mund të ndihmojmë grupin e lojës dhe klubin që po punon shumë për këtë në një numër fushash.
Bentancur është rikthyer, por ne humbim Maddison dhe Sarr.”, ka deklaruar Postecoglou para gazetarëve.