Skuadra e njohur gjermane nis bisedimet për transferimin e Fisnik Asllanit

Futboll

Skuadra e njohur gjermane nis bisedimet për transferimin e Fisnik Asllanit

Më: 7 janar 2025 Në ora: 19:39
Fisnik Asllanit

Skuadra e njohur gjermane, Koln është vënë pas sulmuesit nga Kosova, Fisnik Asllanit.

Gazetari Florian Plettenberg raporton se drejtusin e Koln e duan Asllanin qysh në janar.

Aktualisht Asllani është i huazuar te skuadra e Elversberg deri në fund të sezonit, me kontratën e tij me TSG Hoffenheim deri në vitin 2026.

Deri më tani, këtë sezon sulmuesi kosovar ka shënuar 10 gola me Elvesberg dhe ka dhënë 4 asistime.

22-vjeçari gjatë viti 2024 ishte ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës, ku pati edhe pesë paraqitje me ”Dardanët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat