Klubit e fundit të renditjes në Abissnet Superiore kanë lëvizur fare pak në merkaton e dimrit. Laçi e Tirana kanë afruar nga një lojtar, ndërsa Bylis e Skënderbeu nuk kanë afrime të reja kur ndeshjet e javës së 20-të janë në prag.
Lëvizjet në merkato kanë qenë fare të pakta për klubet e fundit të renditjes, që luftojnë për mbijetesë në Abissnet Superiore. Sezoni i transferimeve sapo është hapur dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit, çka iu lë mjaftueshëm kohë skuadrave, por nga ana tjetër rifillimi i kampionatit është në prag.
Vetëm tri ditë para ndeshjeve të javës së njëzetë, Skënderbeu e Laçi, dy skuadrat që mbajnë dy vendet e fundit, nuk kanë bërë ende afrime, duke e vështirësuar edhe më tepër misionin e mbijetesës, sidomos për korçarët. Skuadra e Ernest Gjokës mban vendin e fundit, me 15 pikë, por deri tani ka pasur vetëm largime dhe asnjë afrim.
Tirana, që mban vendin e tetë, ka afruar sulmuesin Emanuel Ernest dhe është në përpjekje për të marrë një mesfushor portugez, Karlos Daniel. 30-vjeçari luan me Maritimo, në ligën e dytë portugeze dhe është pranë marrëveshjes me klubin bardheblu. Ai luan si mesfushor sulmues, ose si sulmues krahu.
Të martën është zgjuar edhe Laçi, që ka bërë afrimin e parë, të cilin e ka njoftuar zyrtarisht. Bardhezinjtë kanë firmosur me një mesfushor 24-vjeçar nga Kosova, Alban Shabani, i cili vjen nga Feronikeli.
Është një rikthim në kampionatin shqiptar, pasi Shabani ka luajtur më parë edhe me Skënderbeun. Sipas komunimimit zyrtar në faqen e Laçit në Instagram, Shabani ka firmosur një kontratë dyvjeçare me skuadrën e Francesco Morieros.